Friday, October 6, 2017

Ese Letrare: Copezat arkaike gjithmone perbejne nje pjese te rendesishme te botes moderne - Kronike ne Gur.

Disa prej nesh jane te apasionuar pas historise dhe kultures, disa nuk i kushtojne vemendje shtepive dhe ndertesave qindravjecare, mirepo te pakte jane ata qe nuk ndalojne ecjen per nje cast kur kalojne tek rruga e vjeter shtepise kur jane rritur.

Njerezit jane te lidhur me te shkuaren po aq sa jane me te tashmen. Shume autore kane gjetur frymezimin pikerisht nga femijeria e tyre e larget, si Kadare ne Kronike ne Gur. Kjo sepse  ne nje cast te gjithe i jemi rikthyer kujtimeve te femijerise duke nxjerre nga kujtesa disa copeza te shkeputura mendimesh qe vec ne i dijme, qe na bejne ne ato qe jemi, te vecante dhe te pazevendesueshem me askend tjeter.  Keto kujtime te vogla nga femijeria qe ka cdo individ, kane nje ekuivalent ne nivelin shoqeror; kujtimet kolektive.

Nje popull identifikohet nga tradita dhe zakone te cilat jane krijuar nder vite, per t’i dhene pjestareve nje sens te jeteses ne bashkesi. Kujtimet kolektive perfshijne histori, artifakte, simbole, tradita, imazhe e madje dhe ushqime, te cilat i perkasin nje grupi te caktuar njerezish. Nje symbol i thjeshte i kujteses kolektive eshte per shembull himni i flamurit. Ne nje grup njerezish me origjina te ndryshme, me shume mundesi vetem shqiptaret do te emocionohen dhe kridhen ne mendime nese himni yne kombetar luhet, dhe kjo nuk ndodh vetem sot; e njejta gje do te kishte ndodhur edhe 100 vjet me pare.

Kujtesa kolektive fillimisht eshte permendur nga Emile Durkheim, i cili studioi se si shoqeria e perdor kujtesen kolektive per te ruajtur vazhdimesine, bazuar tek kohezioni me te shkruaren e perbashket. Keto copeza arkaike perbejne themelin e kombeve dhe vazhdimesine e tyre ne boten moderne. Bazuar tek e shkuara, shume kombe zhvillohen ne menyra te ndryshme, per shembull vendet e Azise qendrore te cilat kane nje kulture te trasheguar islamike, vazhdojne te jetojne me kete norma, te perdorin detaje nga arkitektura e vjeter dhe te ruajne kuzhinen tradicionale. Vendet si Shtetet e Bashkuara, te cilat kane patur nje kulture te ekonomise se hapur gjate nje kohe te gjate, vazhdojne te mbesin symbol i lirise ekonomise dhe lirive te njeriut. Keto vazhdimesi sigurohen nga kjo memorje kolektive e popullit e cila i shtyn njerezit te bejne zgjedhje te cilat se paku ideologjikisht nuk bien ndesh me parimet e meparshme.



Ndersa shoqeria evolon sigurisht qe edhe menyra e jeteses dhe zgjedhjet ndryshojne, por kjo nuk do te thote qe copezat arkaike te se shkuares nuk kane ndikim tek bota e sotme moderne. Perkundrazi, kujtimet kolektive jane nje baze mbi te cilen nje popull vazhdon te ece perpara, pavaresisht nese keto kujtime jane te mira apo jo. Keto kujtime te vjetra jane rrenjosur thelle ne intelektin dhe sjelljet e nje populli, ashtu sic do kujtim i femijerise mbetet me ne gjate gjithe jetes. Per kete arsye, e kaluara sherben jo vetem si nje baze e cila na identifikon ne si popull, por edhe si nje themel per zgjedhjet tona ne te ardhmen, dhe si rrjedhoje per vazhdimesine e shoqerise moderne. 

Wednesday, October 4, 2017

Ese Paraqitese Perkufizimi: Familja

Fjala ‘familje’ ka kuptime te ndryshme ne vende dhe kultura te ndryshme. Ekzistojne perkufizime te ndryshme mbi familjen ne aspektin juridik dhe filozofik. Sipas konventes te se drejtave te njeriut, “Familja eshte njesia baze grupore e shoqerise dhe i jepet mbrojtje nga shoqeria dhe shteti". Ne shumicen e legjislacioneve te vendeve te zhvilluara dhe ne zhvillim, familja nuk bazohet vetem tek ‘lidhjet e gjakut’, sipas konceptit tradicional dhe konservator te familjes, por perfshin edhe marredhenie si biresimi. Sipas Kodit te Familjes te vitit 1982, “Familja eshte qeliza baze e shoqerise, e cila bazohet ne marredheniet që lindin nga martesa, gjinia dhe biresimi”. Ne Shtetet e Bashkuara, familja perkufizohet si “dy apo me shume persona te lidhur nga lindja, martesa, ose adoptimi, te cilet jetojne se bashku”. 

Me ndryshimet qe peson shoqeria, eshte perkufizimet per dicka aq themelore si familja, ndryshojne per t’ju pershtatur variacioneve qe perfshin jeteses moderne; per shembull perkufizimi i Merriam-Webster per familjen eshte: “Njesia themelore ne shoqeri e cila tradicionalisht perbehet nga dy prindër qe krijojne femijet e tyre, por qe gjithashtu perfshin edhe njesi të tjera shoqerore, por qe jane te lidhura dhe te barabarta si familjet tradicionale (familje me vetem njerin prind)”.

Sociologjia dhe antropologjia e konsiderojne familjen si nje bashkesi ne te cilen njeriu takohet me kushtet e jeteses shoqerore, te cilat i percakotjne atij kornizen e edukates dhe menyres se jeteses, prandaj shpesh thuhet se personaliteti njerezor formohet paresisht ne familje. Per kete arsye, shpesh thuhet se familja eshte nje baze per rritjen e femijeve. Ne kete kontekst, familjet ndahen ne ‘amesore’, ku perfshihet nena dhe femijet, ‘konjugale’, ku perfshihen nena, babi dhe femijet, dhe ‘avunkulare’ ku perfshihen gjysherit, motrat ose vellezerit dhe femijet. Familjet e ‘zgjeruara’ jane ato familje ku familja berthame bashkejeton me familjen e njerit ose te dy prinderve. Ne kohet postmoderne dhe industrial, familjet neper qytete shfaqen nje tendece zvogelimi. Ne ditet e sotme ka nje tendence qe ne vendet e zhvilluara, familjet te jene me te vogla, rreth 3-4 pjestare. Ne vendet me te varfra, familjet tentojne te jene me te medha dhe zakonisht shfaqen ne formen e zgjeruar.


Si perfudim, pavaresisht perkufizimeve te ndryshme neper kohe dhe vende, dhe pavaresisht formave dhe madhesive te familjes, ka dicka qe nuk ka ndryshuar dhe nuk do te ndryshoje. Vatra familjare eshte nje vend ku pjestaret perkrahin, mbrojne dhe respektojne njeri tjetrin, dhe shkembejne dashuri te pakushtezueshme. Familjaret jane dhe mbeten njerezit me te afert pergjate jetes se cilit do prej nesh, dhe te kesh nje familje do te thote qe nuk do te jesh kurre vetem.