Misteri, ai element qe i jep jete letersise ne parim, eshte gjithashtu
pothuajse inekzistent ne disa rryma te ketij arti. Shkrimet e tipit
romance, fantazi, triller e horror e kane mistiken baze te tyren.
Sidoqofte nje rryme e ka kete tipar krejtesisht te zbehur, e shpesh here
te padukshem. Kjo rryme do te perfshinte llojet e zhanrit historik.
Arsyeja kryesore qe zhanri historik ka nje mungese te forte misteri,
eshte sepse historia pak a shume njihet nga pjesa derrmuese e lexuesve.
Fundi i ngjarjes dihet. Lexuesit kryesisht nuk kane kureshtje apo
deshire te shpenzojne kohe me nje shkrim te gjate, qe ne fund dihet si
mbyllet. Sa i mistershem mund te jete „Jul Cezari“ i Shekspirit? Fare.
Dihet nga historia se Cezari u vra nga nje komplot prej disa senatoresh
romak, te cilet vetequheshin Liberatore, protagoniste prej tyre Bruti
dhe Kasi. Shekspiri sjell perseri te shkuaren, duke i qendruar besnik
fakteve historike, qe e ben shkrimin pjeserisht jo-mistik. Them
pjeserisht sepse misticizmi ne kete rast nuk eshte zhdukur teresisht por
ka jetuar vetem ne aspektin e zhvillimit te ngjarjes. Nje shkrim letrar
me baze historik, kurre s’mund te merret 100% si i mireqene. Te tilla
vepra vertet i qendrojne besnike fakteve qe njeh historia, por trillojne
nje alibi te gjate se si u arrit deri ne perfundim, dhe kjo per shkak
se askush nuk ka prova fikse per kete ure mes ngjarjeve. Shekspiri
trillon dialogjet mes Brutit dhe Kasit, trillon endrren paralajmeruese
te gruas se Cezarit dhe trillon shume nga detajet e vrasjes. Pra,
kureshtja e nje lexuesi konsiston vetem ne keto alibi jo-reale qe autori
simulon per te arritur ne piken ku duhet.
Megjithate, jo gjithe shkrimet letrare me baze historike i humbin vlerat
mistike. Mjaft qe te trajtosh nje teme te pakapur me pare, dhe te mos i
perqendrohesh historise ne plan te pare, por nje aspekti origjinal te
saj. Ismail Kadare tek „Keshtjella“ sjell nje risi krejt origjinale.
Synimi i tij kryesor nuk eshte thjesht te jape nje informacion te
detajuar si ndodhi rrethimi i Krujes, por te paraqese kendveshtrimin e
nje turku per Shqiperine, konkretisht Tursun pashait. Vertet rrethimi
mund te mos jete ndonje mister i rendesishem per lexuesin, per arsye se
eshte trajtuar ne disa vepra te tjera, por romani ofron me teper se kaq.
Ofron te parit e Shqiperise dhe shqiptareve me syte e nje komandanti
osman, kur deri dje na jane servirur vetem kendveshtrimet sipas
shqiptareve. Perseri ka nje paradoks te konsiderueshem. Kadare s’ka
asnje fakt se si nje turk e shihte luften. Fakte sot s’mund te gjejme as
sesi vete shqiptaret e shihnin, aq me pak popullsia kundershtare.
Perseri trillim. Lexuesi eshte i vetedijshem qe shkrimi nuk ka nje
vertetim bindes. Sidoqofte, ideja e dickaje origjinale, qofte dhe jashte
reales, e ben lexuesin kureshtar.
A jane te destinuar romanet letraro-historike te mos kene kurre
misticizem ne plan te pare? Nje rryme si fiksioni historik, ne te cilin
personazhet kryesore jane te trilluar, ama qellimi i shkrimit eshte te
nxjerre ne pah nje dukuri te se shkuares, ka me shume gjase te dale i
mistershem. Ngjarjet e trilluara kane bazen e vet reale ne histori dhe
me disa ‚zbukurime’ pikante nga autori mund te krijojne goxha emocion.
Njekohesisht lexuesi behet kureshtar dhe adapton nje sasi te bollshme
informacioni nepermjet ketij nen-zhanri. Nje shembull i perkryer eshte
„Tre musketieret“, nje novele e famshme qe ben fjale per nje periudhe
historike ne France, e ku personazhet paresore jane te trilluar. Eshte
nje veper me vleresime nderkombetare, ku balancohet letersia me
historine. Kjo novele i ve theksin ngjarjes se trilluar, ama ne sfond
paraqet ne menyre perfekte situaten politike ne Francen e asaj periudhe.
Eshte i cuditshem fakti se si nje lexues i cfaredoshem ka me shume
kuriozitet per dicka te sajuar, sesa per dicka reale. Shkrimet
puro-historike nenvleresohen, konsiderohen te merzitshme. Kjo rrethane i
detyron dhe vete historianet te adaptojne ne veprat e tyre letrarizma
vetem e vetem qe shkrimet e tyre te lexohen. Ne cdo minute qe kalon
pastertia e historise behet me e padukshme dhe kjo eshte per te ardhur
keq.
NGA: Kris Hasa
Ky Hasa me duket nje peshkop total XD
ReplyDeleteAshtu, Sei Sinani, e?
DeleteO admin. Qe te jesh korrekt dhe i ndershem, vec emrit te Krisit(pasi ai nuk e ka postuar vete esene ketu) duhet te vije dhe linkun nga e ke marre: http://sq.yourliterary.com/vepra.php?id=1941#axzz2pXAUnBhj
ReplyDeleteAi qe e ka shkruar eshte vete Kris Hasa edhe nese e dhe tek linku qe ke sjelle! Falemnderit per shikimin e detajshem gjithsesi! :D
DeleteËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
ReplyDeleteEmail: dawnacuna314@gmail.com
*Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
*Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie paqësore.
*Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
*Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
*Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
*Nëse dëshironi magji promovimi.