Shkolla; shtepia e dijes! Ajo e cila mban gjithmone dyert hapur, e qe ne
“tryezen” e saj servir “ushqimin”me vlera te pacmueshme, dijen, per te
gjithe “udhetaret” te cilet ndalojne aty. Shkolla eshte vendi ku zhvillohen
shume lende shoqerore, natyrore dhe
shkencore, te cilat pasurojne bagazhin tone mendor vit pas viti. Shkolla eshte eshte edhe vendi ku
kalojme pjesen me te madhe te kohes sone, si dhe vendi ku hedhim
themelet e forta per te ardhmen tone. Shkolla eshte vendi ku bashkohet shkenca dhe jeta jone shoqerore, ku mesojme te panjohuren si dhe njohim me mire te
njohuren.
Bera nje paranteze per rendesine dhe kontributin e shkolles ne formimin
tone intelektual dhe shoqeror, per t'u ndalur me pas tek lendet qe
zhvillohen, tek premisat, aspiratat apo tek te preferuarat ore, kjo edhe
ne varesi te vullnetit ,deshires apo thjesht gjetjes se vetvetes tek nje
lende e caktuar. Nje rol te
rendesishem luan ajo se cfare ne enderrojme apo presim nga vetja, per
nje te neserme, karrierre apo profesion. Shpesh here ne nxenesit nuk
shkelqejme ose nuk jemi “elitare”ne te gjitha lendet,por mbajme me me
“hater” ato lende ku ne japim maksimumin tone, dhe kete gje e bejme me
deshire. Shume priren drejt lendeve
natyrore: fizike, kimi, biologji, ndersa te tjere priren te lende me ekzakte si matematika. Po
pse ne pergjithesi nxenesit priren me shume te lendet shkencore, p.sh te
matematika dhe jo te lendet shoqerore apo natyrore?Shpesh kemi degjuar shprehjen qe: “Matematika eshte lende me te lindur”. A te
jete e vertete kjo? Cdo dite e me shume po vihet re nje tendence
drejt zgjedhjes apo mesimit te saj.
Ndoshta
pikerisht ato misteret e saj ,enigmat e perhershme X dhe Y ,qe asnjehere
nuk i gjen, te terheqin me misterin e tyre drejt
zgjidhjes.
Pikerisht ai X dhe Y i fshehur ne nje ekuacion qe ne pamje te pare te
duket krejt i thjeshte, te mban ngjitur pas vetes per ore te tera, derisa i gjen,dhe ne fund te japin kenaqesine e fitimit, triumfit te nje
cmimi “note te mire”. Pikerisht ky germim i se vertetes ngjit pas
vetes shume nxenes te cilet ju pelqejne veprimet matematikore me shume
sesa fjalet e nje leksioni te nje lende shoqerore. Ata jane te
sigurte qe nje dhe nje bejne dy dhe nuk ekziston ndonje Njuton, Paskal apo
ndonje tjeter te kete thene ndryshe.
Lendet shkencore
kerkojne pak fjale dhe shume veprime, ndryshe nga lendet shoqerore te
cilet kerkojne shume fjale. Nje
arsye tjeter mund te jete qe lendet shkencore ka vetem nje variant ne
zgjidhjen e problemeve te tyre,,nuk ekziston nje i dyte, e kunderta p.sh
mund te ndodhe ne lendet e tjera ku mund te ekzistojne shume variante ne
lidhje me nje ceshtje apo nje “ekuacion”te caktuar ,dhe ke veshtiresi
ne gjetjen e tij. Tjeter e mire e lendeve shkencore, e cila mund te jete
nje arsye qe nxenesit priren me shume tek keto te fundit
eshte mosmbajtja mend e shume perkufizimeve, termave apo emrave te autoreve te shumte. Nderkohe qe te matematika ka veprime
strikte, fikse dhe ndoshta “ligji”me i rendesishem i cili duhet mbajtur
mend eshte “Teorema e Pitagores” e cila edhe kjo ne vetvete mban veprime
matematikore, ku edhe po nuk t’u kujtua emri i saj, mjafton veprimi
matematikor dhe problemi zgjidhet. Nuk
nevojitet mbajtja mend e matematicieneve per te zgjidhur pikepytjet qe
mund te lindin.
Arsye tjeter mund te jete ndoshta edhe numri i vogel i mesuesve qe
ka ekzistuar para disa viteve, te cilet kane dhene lendet shkencore, dhe
vihet re nje tendence ne rritje e atyre te cilet kerkojne cdo dite e me
shume “ gjetjen” e X apo Y-se. Ndoshta edhe pse lendet
shkencore, matematika p.sh nuk kerkon prova laboratorike te biologjise
apo te fizikes,reaksione kimike te kimise per te gjetur nese ky element
kimik bashkevepron ose jo me el
ementin tjeter.,nderkohe qe te matematika te gjitha numrat e “gjejne
veten te njeri-tjetri”mjafton vetem te kryhet veprimi mes tyre qofte
ky mbledhje,zbritje,shumezim apo pjesetim.
Ndoshta sepse llogjika e perdorur ne matematike(jo se
mungon te lendet tjera)por rruga deri ne gjetjen e te panjohures ,te
terheq ne vetvete,dhe shpesh-here ndoshta i perngjason atyre problemeve
qe na parashtrohen dita-dites ,qe edhe pse nuk kane veprime
matematikore,duhet te ndjekin nje rruge me “shenja sinjalistike”pra nje
vije llogjike deri ne zgjidhjen e problemit,perfundimisht.
Gjithashtu nje arsye
tjeter mund te jete edhe qe sot, ne kapitalizem, me zhvillimin e ekonomise
dhe levrimit te hapesirave te reja per pune,shume nxenes jane te prirur
drejt turizmit,ekonomise, kontabilitetit,apo edhe finances, ku baza
,A-ja e tyre eshte matematika.
Pra nje arsye e forte
eshte edhe “ftesa”qe ju ben tregu ,per tu bere te sukseshem ne hapat e
metejshem, qofte ne bisnes, banke, apo ne inxhinieri ndertimi.
Te gjitha keto arsye qe
permenda, mes shume te tjerave noshta kane luajtur nje rol thelbesor ne
parapelqimin e lendeve shkencore ndaj atyre natyrore, kjo jo per te
zbehur rendesine dhe vleren e “natyres” po thjesht qe shkenca ekzakte ka
zere me teper vend ne “oazet” e mendjes te secilit prej nesh.
Por pavaresisht kesaj vlen te permendet faktit qe per te qene nje njeri i
sukseshem si ne natyre, shkence apo shoqeri duhet te kesh njohuri nga te
gjitha, te mbushesh ate “oqeanin” tend te dijes me pika njohurie nga te
gjitha fushat, pavaresisht faktit se cilat pika peshojne me shume ne
nje te ardhme te afert. Oqeani yne i
dijes ka nevoje per pika njohurie, sado qe te vogla te jene keto te
fundit, sepse pa to, qofte edhe per mungesen e nje te vetmes do te
ndihej i “vogel” dhe jo i afte per te “perplasur valet”ne “brigjet” e
jetes.
Me nje “oqean” te pasur dijesh do te jemi gjithmone te zote, te
afte per tu bere “kapiten”te forte anijesh.
Derguar nga Meri, Tirane.
Wednesday, January 29, 2014
Friday, January 3, 2014
ESE Reflektuese: Unë votoj, për vete...
Jetojmë në një shtet i cili është në zhvillim e sipër dhe sfida më e
madhe për shtetin tonë është zhvillimi me ritme të shpejta duke u bërë
një shtet i zhvilluar. Duhet të pohojmë se për të arritur këtë status
duhen kapërcyer shumë “pengesa” të larta dhe dinake, të cilat nëse nuk i
kushton vemendjen e duhur, të fusin në kurth dhe detyrimisht, bie në
grackë. Prandaj për vigjilencë, përkushtim dhe seriozitet, shteti ynë ka
përcaktuar disa “koka të arta” të cilat, përmes propagandimeve dhe
fjalëve imponuese, të bëjnë të besosh që mund ta ngrenë shtetin tonë në
një nivel të barabartë me shtetet e tjera elitare dhe “kryelarta.” Këto
persona, të cilët konsiderohen si persona me mja
ft vlerë për qytetarët e vendit, që t’i provojnë popullit sesa të aftë
janë dhe sesa aftësi kanë që ta çojnë vendin përpara, kanë vetëm një
pengesë në ushtrimin e aftësive të tyre dhe kjo pengesë mund të hiqet
vetëm nga populli.
E kam fjalën për votën, të cilën unë personalisht e konsideroj si një “kult” mjaft të shenjtë për mbarëvajtjen e vendit tonë, pasi vota është synimi i përbashkët i qytetarëve drejt zhvillimit. Se kush më intereson mua për të votuar nga këto “misionarë të së ardhmes”, ajo është puna ime. Është e drejta ime të votoj kë të dua dhe për zgjedhjen time kam arsyet e mia pavarësisht se ç’mund të mendojnë të tjerët. Ëshë detyra e këtyre “misionarëve” që t’ia imponojnë votën kundrejt tyre, qytetarëve. Kjo është zotësia e tyre, por detyra ime është që t’i besoj njërit prej tyre duke i dhënë “çelësat e shtetit” në dorë për n jë jetesë më të mirë. Ajo ç’ka më intrigon është se si munden qytetarët që të “shesin” votën e tyre pa patur asnjë pikë turpi e pa i vrarë ndërgjegja. Vota është e lirë, e përgjithshme, e barabartë për të gjithë, e drejtpërdrejtë dhe e fshehtë. Vota është e vetmja pronë e qytetarit, duke filluar nga më i varfri deri te më i pasuri, me anë të së cilës mund të bëhesh shkak për zhvillimin e vendit tënd, pa patur asnjë lloj detyrimi monetar. Prandaj them se vota është e shenjtë, pasi lejon cilindo të marrë pjesë në luftë, por pa u dëmtuar. Dihet se vota të cilën unë ia besoj atij që mendoj se përmbush kriteret për ta çuar shtetin një shkallë më sipër, pres të më kthehet në vepra, por kjo nuk do të thotë se gjithmonë dal i fituar me vendimin tim. Ka raste dhe kur zhgënjehem, por kjo nuk do të thotë se unë nuk ia vlen të votoj më. Përkundrazi, kjo më shtyn që të rrezikoj dhe të votoj për “dikë” tjetër, i cili ka një program më të besueshëm dhe më të realizueshëm drejt zhvillimit të vendit tim.
Unë votoj për vehte sepse nëpërmjet votës unë përfaqësoj vehten time, pikëpamjen time, besimin për zhvillim dhe integrim. Vota është një letër e vogël për nga përmasat, por e madhe për nga rëndësia, aq e madhe saqë nëse i adresohet personit të duhur, mund të bëjë mrekullira. Prandaj vota duhet të vlerësohet, sepse është prona personale e çdokujt prej nesh, e cila nuk jepet me qera, nuk jepet hua dhe as nuk shitet. Duhet t’i japim votës vendin që i takon, pasi vetëm në këtë mënyrë mund ta ngremë shtetin tonë në piedestal duke e bërë jetesën tonë më frytsjellëse, produktive dhe të drejtë.
NGA: Erblin Zekthi

ESE Letrare: Misticizmi ne zhanrin historik
Misteri, ai element qe i jep jete letersise ne parim, eshte gjithashtu
pothuajse inekzistent ne disa rryma te ketij arti. Shkrimet e tipit
romance, fantazi, triller e horror e kane mistiken baze te tyren.
Sidoqofte nje rryme e ka kete tipar krejtesisht te zbehur, e shpesh here
te padukshem. Kjo rryme do te perfshinte llojet e zhanrit historik.
Arsyeja kryesore qe zhanri historik ka nje mungese te forte misteri, eshte sepse historia pak a shume njihet nga pjesa derrmuese e lexuesve. Fundi i ngjarjes dihet. Lexuesit kryesisht nuk kane kureshtje apo deshire te shpenzojne kohe me nje shkrim te gjate, qe ne fund dihet si mbyllet. Sa i mistershem mund te jete „Jul Cezari“ i Shekspirit? Fare. Dihet nga historia se Cezari u vra nga nje komplot prej disa senatoresh romak, te cilet vetequheshin Liberatore, protagoniste prej tyre Bruti dhe Kasi. Shekspiri sjell perseri te shkuaren, duke i qendruar besnik fakteve historike, qe e ben shkrimin pjeserisht jo-mistik. Them pjeserisht sepse misticizmi ne kete rast nuk eshte zhdukur teresisht por ka jetuar vetem ne aspektin e zhvillimit te ngjarjes. Nje shkrim letrar me baze historik, kurre s’mund te merret 100% si i mireqene. Te tilla vepra vertet i qendrojne besnike fakteve qe njeh historia, por trillojne nje alibi te gjate se si u arrit deri ne perfundim, dhe kjo per shkak se askush nuk ka prova fikse per kete ure mes ngjarjeve. Shekspiri trillon dialogjet mes Brutit dhe Kasit, trillon endrren paralajmeruese te gruas se Cezarit dhe trillon shume nga detajet e vrasjes. Pra, kureshtja e nje lexuesi konsiston vetem ne keto alibi jo-reale qe autori simulon per te arritur ne piken ku duhet.
Megjithate, jo gjithe shkrimet letrare me baze historike i humbin vlerat mistike. Mjaft qe te trajtosh nje teme te pakapur me pare, dhe te mos i perqendrohesh historise ne plan te pare, por nje aspekti origjinal te saj. Ismail Kadare tek „Keshtjella“ sjell nje risi krejt origjinale. Synimi i tij kryesor nuk eshte thjesht te jape nje informacion te detajuar si ndodhi rrethimi i Krujes, por te paraqese kendveshtrimin e nje turku per Shqiperine, konkretisht Tursun pashait. Vertet rrethimi mund te mos jete ndonje mister i rendesishem per lexuesin, per arsye se eshte trajtuar ne disa vepra te tjera, por romani ofron me teper se kaq. Ofron te parit e Shqiperise dhe shqiptareve me syte e nje komandanti osman, kur deri dje na jane servirur vetem kendveshtrimet sipas shqiptareve. Perseri ka nje paradoks te konsiderueshem. Kadare s’ka asnje fakt se si nje turk e shihte luften. Fakte sot s’mund te gjejme as sesi vete shqiptaret e shihnin, aq me pak popullsia kundershtare. Perseri trillim. Lexuesi eshte i vetedijshem qe shkrimi nuk ka nje vertetim bindes. Sidoqofte, ideja e dickaje origjinale, qofte dhe jashte reales, e ben lexuesin kureshtar.
A jane te destinuar romanet letraro-historike te mos kene kurre misticizem ne plan te pare? Nje rryme si fiksioni historik, ne te cilin personazhet kryesore jane te trilluar, ama qellimi i shkrimit eshte te nxjerre ne pah nje dukuri te se shkuares, ka me shume gjase te dale i mistershem. Ngjarjet e trilluara kane bazen e vet reale ne histori dhe me disa ‚zbukurime’ pikante nga autori mund te krijojne goxha emocion. Njekohesisht lexuesi behet kureshtar dhe adapton nje sasi te bollshme informacioni nepermjet ketij nen-zhanri. Nje shembull i perkryer eshte „Tre musketieret“, nje novele e famshme qe ben fjale per nje periudhe historike ne France, e ku personazhet paresore jane te trilluar. Eshte nje veper me vleresime nderkombetare, ku balancohet letersia me historine. Kjo novele i ve theksin ngjarjes se trilluar, ama ne sfond paraqet ne menyre perfekte situaten politike ne Francen e asaj periudhe.
Eshte i cuditshem fakti se si nje lexues i cfaredoshem ka me shume kuriozitet per dicka te sajuar, sesa per dicka reale. Shkrimet puro-historike nenvleresohen, konsiderohen te merzitshme. Kjo rrethane i detyron dhe vete historianet te adaptojne ne veprat e tyre letrarizma vetem e vetem qe shkrimet e tyre te lexohen. Ne cdo minute qe kalon pastertia e historise behet me e padukshme dhe kjo eshte per te ardhur keq.
NGA: Kris Hasa