Tuesday, December 3, 2013

ESE: Të jetuarit mes dashurisë, tradhëtisë dhe humanitetit

Njerëzit kanë një jetë jo të sigurtë, një jetë në të cilën gjenden mjaft elementë sa të mirë aq edhe të këqinj. Janë tradhëtia, besnikëria, dashuria, humaniteti dhe shumë e shumë të tjera.
Çfarë e bën njeriun të jetojë? Kurioziteti, ideja dhe mendimi se çfarë do të ndodhë nesër, pasnesër e kështu me rradhë. Por për kë është më vështirë apo më thjeshtë për të pritur të nesërmen? Ndoshta për të dyja gjinitë, ndoshta për njërën prej tyre. Jeta nuk është fare e thjeshtë. Prandaj dhe çdo kush përpiqet që të gjejë ngushëllim tek një tjetër person i cili mund të jetë personi i jetës së tij. Burri ose gruaja, krahu i djathë i njëri-tjetrit. Kush do të mund të durojë më shumë pranë tjetrit pa e tradhëtuar? Gruaja sigurisht, shembulli më i mirë i besnikërisë dhe dashurisë. Prandaj dhe shquhet për brishtësinë e saj, sepse është kaq e kujdessh me në atë që bën.
Ndërsa burri tenton gjithmonë të jetë human pranë saj, të jetë i ndjeshëm dhe të shfaqë interesin që ajo kërkon prej tij. Përpiqet të rezistojë sa më shumë të jetë e mundur nga tundimi i tradhëtisë. Ai nuk ka frikë nga tradhëtia, por ka frikë nga ajo çfarë mund të humbasë, ose jo. Ka frikë se mos ndoshta ai kristal që mban në duar do të mund t’i rrëshkasë çastin kur do të jetë i shpërqëndruar nga tradhëtia. Pasojat dihen, kristali do të thyhet. Por sërish ai nuk do të tregojë kujdesin e nevojshëm. Do të mërzitet shpejt me të njëjtën pamje të mënjgjesit që pas sa kohësh do t’i duket si diçka e vjetër, si një ushqim që e konsumon tre herë në ditë dhe që ta shmë nuk është asgjë tjetër veçse një ushqim i dalë kohe. Çudi, sepse ushqimi nuk mund të quhet demode, por një burrë i uritur do ta bënte këtë gjë.
Ai thjesht nuk mund të arrijë të imagjinojë mijëra mënjgjese të njëjta, me të njëjtën fytyrë, me të njëjtën aromë, me të njëjtën këtë apo atë. Është shumë e vështirë. Dhe kështu nisin mendimet e turbullta. Nuk je më ai frikacaku i disa kohëve më përpara që kishte frikë të hidhte spirancat e mendimeve drejt hapësirave të ndaluara. Tashmë ke nisur të kuptosh që nuk po të sheh askush, nuk mund të të spionojë njeri dhe se i ashtuquajturi gardiani grua nuk mund të hyjë dot në qelinë e mendimeve. Mendimet e këqija po të kapëlojnë kokën dhe ti as që po e vë re fare. Tregohesh i shkujdesur. Mendon për një tjetër duke patur tënden përballë dhe sa herë që të pyet se si du ket ti mendon pa hezituar: Jo më mire se ajo që pashë dje në market apo rrugë, apo ku ta di unë. Dhe nga nevojë për tu përgjigjur, dëgjohen fjalët: Shkëlqyeshëm e dashur! Ironia jote është në maksimum.
Sikur ajo të dinte atë që po mendoje?! Kristali me siguri që do të thyhej. Por jo, ai vazhdon të qëndrojë i bukur si në fillim. Dhe ti sërish nuk tregon kujdes. Duket që nuk e di se ç’ke në krah. Mendimet nisin të shprehen konkretisht. Dëshirojnë çdo ditë e më shumë të të kontrollojnë, duan të të marrin nën vete dhe të të bëjnë një njeri të mbaruar. Tashmë ti nuk mendon më, ke nisur të veprosh pa e pyetur veten mirë. Aroma dhe kurioziteti i shijes së një ushqimi tjetër po të bën për vete. Racioni yt i preferuar tashmë të është mërzitur, ke nisur ta shtysh tutje pa asnjë arsye. Shpreso të bësh gjënë e duhur ndryshe, nuk do të ketë kthim pas.
Nuk mund ta quash veten të ngopur pa e provuar qoftë edhe pak. Dëshiron të dish me patjetër nëse është pikant apo i ëmbël, i kripur apo... kush e di se si. Dhe pasi ke shuar kuriozitetin rikthehesh tek racioni yt, tek i ashtuquajturi demode. Tashmë e adhuron me gjithë shpirt, të duket më me shije se kurrë. Shpreso që të mos jetë ftohur, ndryshe do të shohësh një kristal të copëtuar.


Nga: Antonio Cikollari, Tirane

5 comments:

  1. shumee e bukuuuuuuuuuurrrrrrrrr

    ReplyDelete
  2. nuk me besohet qe egzistojne njerez me nje menyre te tille shprehjeje..........kur po lex kete, zemra sa spo me dilte vendit....sinqerisht u preka shume

    ReplyDelete
  3. ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    *Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
    *Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie paqësore.
    *Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
    *Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    *Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
    *Nëse dëshironi magji promovimi.

    ReplyDelete
  4. Faleminderit Dr DAWN që më ndihmove të kthej të dashurin tim me magjinë tënde të dashurisë, jam shumë i emocionuar që po jetojmë të lumtur së bashku tani me të vërtetë magjia jote e dashurisë është 100% garanci dhe nuk ka efekte anësore. Shikuesit atje, nëse po kaloni probleme në marrëdhënie, ju këshilloj të kontaktoni Dr DAWN për magjinë e tij të dashurisë. Ju siguroj se magjia e tij e dashurisë mund të rregullojë marrëdhënien e prishur dhe problemin e kotësisë sa hap e mbyll sytë. Këtu është emaili i tij i detajeve: dawnacuna314@gmail.com ose WhatsApp: +2349046229159

    ReplyDelete
  5. Martesa ime ishte pothuajse në pikën kryesore kur pashë një koment për një burrë të quajtur Dr GIDEON. martesa ime ka qenë e qëndrueshme, faleminderit për gjithçka që keni bërë për mua, mund t'ju siguroj që ta kontaktoni atë,
    ai është i aftë me magjitë e mëposhtme:
    * Unë e dua magjinë
    * magjitë e martesës
    * magjia e parave
    * magji fati
    * Magjitë e tërheqjes seksuale
    * Magjia e shërimit të SIDA-s
    *Shpella e kazinosë
    * Shpellat e mallkuara u hoqën
    * Mbrojtja drejtshkrimore
    * Magjia e Lotarisë
    * Magjitë me fat
    * Magjia e fertilitetit
    * Unaza e telekinezës 💍
    Nëse jeni atje dhe keni nevojë për ndonjë lloj ndihme këtu është WhatsApp i tij: +2347042191323
    Email: drgideon611@gmail.com

    ReplyDelete